Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Benz” në fshatin Bishan.
Sipas policisë, pas vjedhjes automjeti është braktisur në qytetin e Orikumit.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për vijimin e hetimeve.













