Gjyqtarët në qëndrim të përbashkët: Pagat të zhbllokohen menjëherë, ose do reduktojmë gjyqet
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reag...
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...
Më shumë se 100 eurodeputetë nga të gjitha grupet kryesore politike i kanë dërguar një letër të përbashk&eum...
Një tjetër denoncim për situatën e mbetjeve urbane ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, këtë herë nga...
Strukturat e Policisë së Lezhës kanë nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë n&eu...
Një shtetas është arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas veprimeve të kundërlig...
Ish-lojtar i Atletico Madridit, Rodrigo De Paul, dhe ish-lojtari i Barcelonës, Robert Lewandowski, u përfshinë në një përleshje ...

Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve. Në deklaratën e përbashkët paralajmërojnë se, nëse institucionet përgjegjëse nuk veprojnë, aktiviteti gjyqësor mund të kufizohet përkohësisht vetëm në çështjet urgjente.
Gjyqtarët e Republikës janë mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme te Poli i Drejtësisë, ku kanë miratuar një qëndrim të përbashkët lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve.
Deklarata u lexua nga gjyqtarja Alda Sadiku, e cila theksoi se kërkesat e gjyqësorit nuk janë objekt negocimi, pasi, sipas tyre, burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Këto kërkesa nuk janë objekt negocimi, sepse nuk burojnë nga një interes i çastit dhe as nga një pretendim i pakonfirmuar. Ato burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Një nga pikat kryesore të deklaratës lidhet me masat që mund të ndërmerren nëse institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk bëjnë të mundur ekzekutimin e pagave.
“Në rast se nuk veprohet menjëherë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, gjyqtarët theksojnë se do të vijojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.
“Gjyqtarët e Republikës do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me respekt të plotë për Kushtetutën e ligjin”, thuhet në deklaratë.
Mbledhja e Përgjithshme u ka bërë thirrje Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë dhe të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore.
Në deklaratë, gjyqtarët theksojnë se nuk kërkojnë epërsi ndaj pushteteve të tjera, por respektimin e ndarjes së pushteteve dhe zbatimin e vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese.
“Gjyqësori nuk kërkon epërsi ndaj pushteteve të tjera dhe nuk pranon nënshtrim ndaj tyre. Kërkon vetëm atë që Kushtetuta urdhëron: që secili pushtet të ushtrojë kompetencat e veta, të respektojë kufijtë e tjetrit dhe t’u bindet vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Sekuestrimi i një vile luksoze në Palasë ka sjellë prova të reja në hetimin e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, du...
Kuvendi po shqyrton disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me që...
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 92.150 lekë në tremujorin e dyt...
SPAK, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar mashtrimi kompjuterik përmes shitj...
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...
17-vjeçarja e dhunuar pak muaj më parë, nga tre bashkëmoshatare në Fier, ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen. Në një int...
Një tjetër rast që ngre pikëpyetje për ndërtimet dhe zënien e hapësirave të përbashkëta është...
Një tjetër denoncim për situatën e mbetjeve urbane ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, këtë herë nga...