Gjyqtarët me qëndrim të përbashkët: Pagat të zhbllokohen menjëherë, ose do reduktojmë gjyqet
Gjyqtarët e Republikës u mbledhën në një mbledhje të jashtëzakonshme te Poli i Drejtësisë, ku miratuan një qëndrim të përbashkët lidhur me bllokimin e pagave të magjistratëve.
Deklarata u lexua nga gjyqtarja Alda Sadiku, e cila theksoi se kërkesat e gjyqësorit nuk janë objekt negocimi, pasi, sipas tyre, burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Këto kërkesa nuk janë objekt negocimi, sepse nuk burojnë nga një interes i çastit dhe as nga një pretendim i pakonfirmuar. Ato burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Një nga pikat kryesore të deklaratës lidhet me masat që mund të ndërmerren nëse institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk bëjnë të mundur ekzekutimin e pagave.
“Në rast se nuk veprohet menjëherë nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme gjyqësore”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, gjyqtarët theksojnë se do të vijojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.
“Gjyqtarët e Republikës do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me respekt të plotë për Kushtetutën e ligjin”, thuhet në deklaratë.
Mbledhja e Përgjithshme u ka bërë thirrje Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe presidentit që të ndërhyjnë menjëherë dhe të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore.
Në deklaratë, gjyqtarët theksojnë se nuk kërkojnë epërsi ndaj pushteteve të tjera, por respektimin e ndarjes së pushteteve dhe zbatimin e vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese.
“Gjyqësori nuk kërkon epërsi ndaj pushteteve të tjera dhe nuk pranon nënshtrim ndaj tyre. Kërkon vetëm atë që Kushtetuta urdhëron: që secili pushtet të ushtrojë kompetencat e veta, të respektojë kufijtë e tjetrit dhe t’u bindet vendimeve përfundimtare të drejtësisë kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Për shëndetin, nuk ka rëndësi vetëm numri i hapave, por edhe ritmi
Vidhnin makinat në Vlorë dhe Orikum, arrestohen dy persona
Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës masa të shtuara për shkollat
- 15:12 Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan
- 14:50 Për shëndetin, nuk ka rëndësi vetëm numri i hapave, por edhe ritmi
- 14:49 Vidhnin makinat në Vlorë dhe Orikum, arrestohen dy persona
- 14:42 Paga mesatare arrin 92,150 lekë, 1 në 4 të punësuar marrin rrogë minimale
- 14:33 Algjeria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe
- 14:30 Medvedev: Rusia mund të përdorë armë bërthamore dhe t’i përgjigjet çdo kërcënimi