Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur dikur si strehë e banditëve

10 Shtator 2026, 15:17Politika TEMA

Sali Berisha duket se më në fund ka marrë diçka nga vizita e tij në Amerikë. Pas ditësh të tëra triumfalizmi për “rikthimin” në SHBA dhe takimesh imagjinare me senatorë e kongresmenë, ndërkohë që sallat e takimit me diasporën kanë qenë thuajse bosh, turi amerikan i kreut të PD-së ka prodhuar më në fund një objekt konkret, çelësin e një qyteze të vogël periferikë në Teksas. Ironikisht, qyteza njihet si vendstrehim legjendar i të jashtligjshmëve dhe banditëve të Perëndimit të Largët.

Pra, pas gjithë zhurmës për rikthimin triumfal në Amerikë, Berisha ka përfunduar me një çelës nga Mesquite. Jo ndonjë çelës politik, natyrisht, atyre nuk iu afrohet dot as në ndonjë periferi të Tiranës, por thjesht një çelës ceremonial nga një qytezë teksane që dikur strehonte banditë dhe sot organizon konkurse për lopçarët.

Për një politikan që prej vitesh kërkon të rikthehet në pushtet, është një lloj suksesi me përmasa të kontrolluara. Uashingtoni nuk i ka hapur ndonjë derë, por Mesquite po. Dhe kjo, me sa duket, mjafton që propaganda e PD-së ta paraqesë si një kapitull të ri në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Ka edhe një ironi tjetër që është vështirë të shpërfillet. Berisha është ende publikisht i lidhur me një përcaktim amerikan për korrupsion madhor, ndërsa tani del në fotografi duke marrë çelësin e një qyteti. Pra, SHBA-ja e madhe e ka mbajtur larg nga dera, ndërsa një bashki e vogël i ka dhënë çelësin.

Duket se kulmi i vetëm i turit aq të përfolur amerikan të Berishës do të mbyllet me një detaj që edhe propaganda e PD-së nuk mund ta kishte shkruar më mire. Ndoshta ky është në mënyrën e vet, vlerësimi më i sinqertë që Berisha mund të merrte në SHBA: çelësin e një qyteti të njohur historikisht si strehë e banditëve. 

Vizita në SHBA, Berisha merr çelësin e qytetit të njohur

6 Komente

  1. A
    Aron

    Milionat e lobimit paska shkuar deri ne kete nivel. Ti japin celesat e vertete, jo kete te kashtes dhe ta shikojne sesi do ti bej.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani degjoni Qimin e Syrit per te arritje madhesht

      Mero, shpejt do degjojme se sa pagoi Zeni per kete celes qe mori Saliu. Thone qe Saliu eshte i mirepritur ne ate qyteze ku historikisht jane strehuar bandite te llojit te Sakiut. Tash Saliut nuk ka cfare ti beje Spaku. Saliu do kthehet te paguaje per viza me nje drejtim per te nisur familjen ne ate qyteze ku jetonin dikur bandite me shumice. Nese do munde te shkoje edhe vete Saliu atje, kjo nuk eshte e sigurte akoma.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Ka marr celesin por nuk i hapet dera( pra celes kopil)

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maloku

          Po natyrisht qe te qytetit banditeve do te marri sepse ky eshte krye banditi , jo me kot u shpall NONGRADA ai qelbesire e jo si tere nongdradat e tjera neper bote po familjarisht me Lirien , Giten e Zen bythqirin . Jam i bindur qe edhe kete megjithse aty ua japin tete banditeve po Sali haleja ka paguar disa qindraijera dollare per ta marre se i duhej per tu mburrur kur te vije te caje menderen .

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Mendoj që Saliu duhet të paguajë dhe nja 10 milion dollarë për të marrë një vizë për Sllobodankën dhe ti hapë derën me çelësin që ka marrë si një bandit më shumë i qytetit Mesquite.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Perèndimi

              Duket si qyteza e PRENJASIT

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje