E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e 2 automjeteve në qytetin bregdetar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:

-M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua;

-D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit.

Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh