Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

452 mijë tonë naftë ruse të transportuara, Shqipëria bllokon cisternën e “flotës hije” në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
452 mijë tonë naftë ruse të transportuara, Shqipëria
Foto ilustruese

Shqipëria ka refuzuar hyrjen në Portin e Durrësit të cisternës “HANUMAN”, e cila dyshohet se është pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” që përdoret nga Rusia për transportin e produkteve të naftës. Anija, që lundronte nën flamurin e Sierra Leones, u ndalua nga autoritetet shqiptare më 29 gusht, ndërsa ndodhej rreth 12 milje larg Durrësit. Pas refuzimit të hyrjes në port, ajo vijoi lundrimin në Adriatik.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, “HANUMAN” është përfshirë në transportin e naftës dhe nënprodukteve ruse drejt vendeve të treta. Kievi pretendon se vetëm që prej fillimit të vitit 2025, cisterna ka transportuar të paktën 452 mijë tonë karburant rus.

“Flota hije” është termi që përdoret për rrjetin e anijeve të angazhuara në transportin e naftës ruse, me synim shmangien e sanksioneve dhe kufizimeve të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese