Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca e lëkundjeve

Shkruar nga Newsbomb

 

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca e
Foto ilustruese

Lëkundja të forta tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të enjte, rreth orës 13:38 në vendin tonë. Mësohet se lëkundjet kanë pasur epiqendrën rreth 19 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.

Sipas qendrës së specializuar për tërmetet, EMSC lëkundjet kanë pasur një magnitudë 3.5 të shkallës rihter.

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca e
Tërmeti

Për shkak se epiqendra ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë jugun e vendit. Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi një magnitudë e tillë është e zakonshme dhe nuk paraqet rrezik.

Edhe sizmiologët thonë se të tilla tërmete nuk janë të rrezikshme, por përkundrazi, kanë aspekte pozitive sepse ndihmojnë në çlirimin e energjisë së prodhuara nga fërkimi i pllakave tektonike, duke shmangur tërmete më të forta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese