Nga Elton Qyno - Syri.net/
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i SPAK, lidhur me zbulimin e vilës së dytë të ish-zv/kryeministres së vendit Belinda Ballukut, pronë e cila ndodhet në kompleksin "Green Coast" në bregdetin e Palasës.
Një akt-ekspertimi telefonik i kryer mbi telefonat e sekuestruar të Arbër Abazaj dhe arkitektit të njohur Alban Efthimiu, ka çuar SPAK dhe BKH-në drejt derës së pronësisë së një vile luksoze në formën e një Jahti.
Nga bisedat e zhvilluara mes Belinda Ballukut dhe biznesmenit të kompanisë "Alko Impex", Arbër Abazi dhe arkitektit Alban Efthimiu, ka dalë qartë e provuar se vila është ndërtuar dhe arreduar sipas shijeve, gustos dhe këshillave të dhëna nga Belinda Balluku.
De fakto ish-zv/kryeministria është pronare legjitime e Vilës në formën e Jahtit në "Green Coast".Ndërsa de jure me letra dhe kontrata, rezulton të jetë ish-futbollistini kombëtares Shqiptare, Igli Tare.
Ky i fundit është përdorur nga Belinda Balluku, edhe për fshehjen e një vile luksoze që ndodhet në kompleksin luksoz "Black Rock".
Bisedat në whats app mes arkitektit Efthimiu, Belinda Ballukut dhe biznesmenit, Arbër Abazi, tregojnë jo vetëm këshillat por japin dhe një tablo fotografike dhe video për mënyrën e punimeve, gjendjen e tyre dhe deri tek format e punimit e arredimit të vilës.
Në këto biseda nuk mungojnë as katalogët projektimi të vilës në anën e jashtme dhe të brendshme, di dhe skica se ku duhej vendosur pishina, lulet, shkallet e shumë detaje të tjera.
Në këto biseda të administruara në dosjen e SPAK, del se Belinda Balluku, jep këshilla ose miraton planin e punimeve.
Ndaj nisur nga këto kushte,SPAK pak ditë më parë i është drejtuar me një kërkesë gjykatës duke kërkuar sekuestrimin e kësaj pasurie.
Gjyqtari i hetimit paraprak Erion Çela, ka miratuar kërkesën duke vënë nën sekuestro pasurinë luksoze.
© SYRI.net
SYRI TV/ Rama paralajmëron Gjykatën e Lartë: Prerja e kokës së Veliaj, eksperiment i dështuar
SYRI TV/ Berisha merr ‘Çelësin e Qytetit’ të Mesquite në Teksas, Aleman: Respekt dhe besim për shqiptarët
SPAK nuk heton Ramën dhe aferat e qeverisë, Bushkolaj: Qytetarët po paguajnë faturën e dështimit të reformës