Ka ndërruar jetë njëri prej gjashtë anëtarëve të familjes Kola të cilët mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht.
Burime për mediat kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po merrte trajtim të specializuar në Itali. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda të shkaktuara prej shpërhtimit. Kola kishte pësuar djegje në 90% të sipërfaqes së trupit duke e bërë tejet kritike gjendjen e tij shëndetsore.
Përpos Saimir Kolës kujtojmë se shpërthimi i bombolës la të plagosur 5 anëtarët e tjerë të familjes, mes tyre edhe fëmiijë. Kujtojmë se ka qenë Saimir Kola ai i cili ka hapur derën dhe ka ndezur dritën në pjesën e pasme të banesës, dhe në atë moment ka ndodhur shpërthimi.
Arsyeja përse familja Kola ndodhej në shtëpi ishte e gëzueshme, vajza e vëllait të të ndjerit Saimir Kola pritej të martohej së shpejti, por gëzimi u pre në mes, nga shpërthimi i bombolës së gazit.
