Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Më i "lumtur" se kurrë, Berisha merr pjesë në Konventën e Republikanëve të Trump! Pozon edhe me zyrtarin e lartë amerikan (FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Më i "lumtur" se kurrë, Berisha merr pjesë në
Berisha në Konventën e Partisë Republikane

Kreu i PD-së Sali Berisha, i cili prej disa ditësh ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë në Konventën e Partisë Republikane të presidentit Donald Trump.

Berisha ka ndarë pamje nga Konventa, teksa ndodhet në Lozhën e të ftuarve. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përshëndetjet me dy gishta nga ana e kryedemokratit në këtë takim. Ndërsa në pamje, kreu i PD-së nuk mund ta lërë pa shfaqur edhe lumturinë e tij për pjesëmarrjen në këtë takim.

“Në ‘Lozhën e Lirisë’ duke ndjekur fjalën e Presidentit Donald Trump ( @realdonaldtrump )në Konventën e Partisë Republikane”, shkruan kryedemokrati.

Ndërsa në fund të takimit, Berisha së bashku me kreun e PR-së Fatmir Mediu janë takuar me të ngarkuarin e presidentin Trump në Departamentin e Drejtësisë, Ed Martin.

“Në foto me Ed Martin përfaqësues i Departamentit të drejtësisë i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike dhe z. Fatmir Mediu Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë”, njofton Berisha.

Kujtojmë që Sali Berisha udhëtoi për herë të parë javën e kaluar në SHBA, që pas shpalljes “Non Grata” në vitin 2021.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese