Berisha e Mediu takojnë Ed Martin, të ngarkuarin nga Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike

Berisha e Mediu takojnë Ed Martin, të ngarkuarin nga Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike

16:31, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i Partisë Demokratike është takuar me Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të drejtësisë i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike. Në foton e publikuar nga kreu i PD-së Berisha, duket që në takim ka qenë dhe Fatmir Mediu Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Lideri i Partisë Demokrarike Sali Berisha po merr pjesë në konventën e Partisë Republikane Amerikane, në Teksas të SHBA-së.

Prej më shumë se 5 ditësh kreu i Partisë Demokratike ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, ku është ftuar për të marrë pjesë në punimet e Konventës së Partisë Republikane, në të cilën marrin pjesë, liderë e personalitete të larta politike të gjithë botës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha ka pasur takime dhe me shqiptarët që jetojnë atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco