Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha këtë të enjte përmes një postimi në “X” njoftoi vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair. Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.
“Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë”, shkruan Hoxha.
Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t’i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona.
Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg- Tiranë përmes fluturimeve direkte.
Gogu: Vendimi i Kushtetueses për pagat e pushtetit gjyqësor të zbatohet, zgjidhja Kuvendi. Administrata jo pjesë
Berisha: Në ‘Lozhën e Lirisë’ duke ndjekur fjalën e presidentit Trump në Konventën e Partisë Republikane
Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë 40-vjeçari
- 16:47 Gogu: Vendimi i Kushtetueses për pagat e pushtetit gjyqësor të zbatohet, zgjidhja Kuvendi. Administrata jo pjesë
- 16:29 Berisha: Në ‘Lozhën e Lirisë’ duke ndjekur fjalën e presidentit Trump në Konventën e Partisë Republikane
- 16:19 Presidenti i Bundesbankut: I shqetësuar për rritjen e të djathtës ekstreme
- 16:17 Italia goditet nga stuhitë e forta dhe përmbytjet, 1 i vdekur dhe dhjetëra të evakuar
- 15:58 Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë në Lezhë, ndërron jetë 40-vjeçari
- 15:53 Huthët pushtojnë qytetin portual të Detit të Kuq të Jemenit në përpjekje për të pushtuar Bab el-Mandeb