92 familje ne lagjen Lange te fshatit Fushe Buall në Elbasan, prej tre muajsh vuajnë mungesën e furnizimit me ujë te pijshëm.
Shkak për ketë sipas banorëve janë bërë punimet për hidrocentralin, çka ka sjellë devijimin e burimeve ujore.
Sipas tyre, që prej ndërtimit te hidrocentralit këto problematika janë të vazhdueshme duke ia vështirësuar jetesën dhe duke i detyruar te largohen nga vendi.
Kryeplaku i fshatit shprehet se i është drejtuar institucioneve përkatëse me shkresa zyrtare por deri tani si përgjigje ka mare vetëm justifikime e asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa e ka cilësuar situatën si skandaloze.
Për të përballuar situatën, banorët detyrohen që ujin e pijshëm ta blejnë ose ta sigurojnë në burimet e fshatrave përreth.
Në lidhje me situatën, banorët kanë firmosur edhe një peticion, ku kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.













