Nga Ylli Pata
Padia në SPAK për pagat rrëzon realisht gjithë narrativën e një përpjekje parimore të prokurorisë Speciale kundër pandëshkueshmërisë.
Çështja e pagave, është etalon, pasi tregon thembrën e akilit të deformimit që i është bërë misionit dhe punës të një prokurorie speciale.
Një prokurori speciale, e cila është ngarkuar të merret me korrupsionin e nivelit të lartë dhe me krimin e organizuar nuk mund të jetë një audit, një arbitrazh, një artific civil që tundet në nenet e forta të Kodit Penal dhe të Procedurës që e kanë ngritur SPAK.
I cili nuk merret me probleme që i takojnë KLSH-së, që i takojnë një denoncimi të një anonimi, i cili ka një mendim.
Një prokurori Antimafia merret me korrupsionin e lartë, atë të madhin, të cilin e ndjek dhe e nxjerr. Një mision që nuk është i lehtë, por duke punuar pa zhurmë arrin të kapë provat për të çuar një subiekt në gjyq. Drejtësia është e bukur se është duel, mund edhe të dështosh, pasi subjekti ka alibi, mund të ketë edhe ekspertizë të mirë, ky është sistemi, megjithatë narracioni që krijohet në publik është baza.
Nëse publiku bindet që ka bazë nuk ka nevojë shumë për propagandë. Një ndjekje penale është çështje e rëndë, pasi mund të shkatërrojë jetë, ndaj kërkon një përkushtim, ndershmëri e korrektesë spartane.
Padia e sotme në SPAK e gjyqtarëve për ministrin e Financave është një skandal juridik në radhë të parë. Kush i jep të drejtë një gjyqtari që të kërkojë të drejtën në gjykatë për pagën e vet? A është ky konflikt interesi? Kokë e këmbë! Ndoshta ministri në fjalë edhe mund të ketë gabuar, por sot sistemi ynë i drejtësisë që reforma ne e ka dhënë ofron një diapazon të pafundëm. Është gjykata administrative, që e trajton çështjen me kompetencë sepse është administrative. Është Gjykata Kushtetuese që zgjidh konfliktet dhe e intepreton ligjin themeltar të shtetit në mënyrë të shteruar. Është gjykata e Lartë, e cila mund të krijojë një legjislacion tipik, në intepretimin e çështjes në fjalë në një rrjedhë ligjore.
Po pse padi? Gjyqtarët duan konflikt me ekzekutivin? Ja kjo është pika që derdh gotën, jo thjesht në rastin e pagave por në thelbin e çështjes së drejtësisë aktualisht. Të cilën qoftë Kushtetuesja, qoftë Gjykata e Lartë, mund ta trajtojnë që të mbyllin një rubinetë, që të kthejë në kënetë një sistem që vjen nga një reformë e dhimbshme e gjithnjë e më shumë problematike në publik.
TemA
Saliu pritet te dale ne mbeshtetje te Rames per Drejtesine, pas kthimit nga Usa ku e kane 'gdhendur'. Nje marreveshje e madhe per te ribere drejtesine e re po gatuhet, dhe Saliu do ta votoje ate ne Kuvend. Mbase ndryshim i shpejte i Kushtetutes eshte pune javesh. Thuhet se nderkombetaret po punojne per kete.
Po çi duan pagat gjykatësit dhe prokurorët.... Ku ka gjykatës e prokuror që e tërheq ndonjëherë pagën e tij..... Shumë prej tyre as që e dinë sa e kanë pagën.... Ata marin miliona euro rryshfet.... Por ky është një grusht shteti brenda shtetit..... Ashtu e bëri ligjin Rama.... Askush nuk e kontrollon sistemin e drejtësisë.... Edhe qeverinë e kontrollon parlamenti.... Por jo drejtësinë.
SPAKU DHE GJITHE SISTEMI GJYGJSOR DOLI FIASKO . MBASI KANE MILIARDA ME SHTEPI E KATANDI , MAKINA TE SHTRENJTA , TANI DUAN MEDOEMOS , DUKE E VENDOSUR VETE , DUAN RRITJE PAGE . TURP O MAFIOZE , QE KISHIM SHUME BESIM TEK JU . JU QENKENI EDHE ME TE NDYRE SE ATA QE ISHIN . ZOTI JU MARROFTE , THOTE POPULLI .
Nuk mund te them gje tjeter vecse bravo.Shume holle e shume bukur i ke lidhur gjerat me kushtetute e me ligje.Ne kete rast shume i kujdeseshem po tregohet edhe kryeminustri dhe Ministri i Drejtesise :eshte parlamenti qe ne cdo rast i bije te kryeje detyren e vet.Ne te kunderten kemi kaluar ne Republike prokurore e gjyqtare.Kjo do te jete marrezi e radhes.Rama te qen droje fort si deri me sot.
Ca boni muhabete kot,banditet e Saliut ne drejtesi kan mar urdher te destabilizojn vendin,eshte e sinkronizuar me rrugecet dhe laviret e bulevardit pordhtestus
I ke rene pikes z. Ylli. Nje prokurori "speciale", e ngritur per te luftuar korupsionin ne nivele te larta dhe krimin e organizuar, merret me pagat e gjyqtareve dhe lrokuroreve,,qe nuk jane objekt i punes se saj. Nderkohe qe ceshtjet me sensitive per publikun shqiptar si Gerdeci apo vrasjet ne bulevard me 21 janar,kane vite qe flene ne sirtaret e SPAK,me arsyetimin qesharak se po hetojme. Turp per kete mender Drejtesi te re qe kemi.