De La Fuente: ‘Topin e Artë’ duhet ta fitojë një spanjoll

De La Fuente: ‘Topin e Artë’ duhet ta fitojë një spanjoll

17:08, 10/09/2026

Luis de la Fuente ka bërë një deklaratë të fortë për garën e këtij viti për “Topin e Artë”.

Trajneri i Spanjës beson se çmimi prestigjioz duhet t’i shkojë një futbollisti spanjoll.

Pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës 2026, De la Fuente mbështet fuqishëm yjet e kombëtares.

“Topin e Artë këtë vit duhet ta fitojë një futbollist spanjoll”, deklaroi ai.

Trajneri foli edhe për mungesën befasuese të Mikel Oyarzabalit në listën e kandidatëve.

Me ironi, ai tha se personit që përpiloi listën “i ka rënë letra dhe e ka harruar” emrin e Oyarzabalit.

Por vëmendjen më të madhe e morën fjalët e tij për Lamine Yamal.

De la Fuente është i bindur se ylli i Barcelonës do ta fitojë Topin e Artë herët ose vonë.

“Nëse nuk ndodh këtë vit, do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh ai për Yamalin.

Ai vlerësoi paraqitjet e jashtëzakonshme të talentit spanjoll edhe në fillim të sezonit.

Ndërkohë, De la Fuente konfirmoi edhe tërheqjen e Marcos Llorentes nga kombëtarja.

Ai shprehu “respekt dhe mirënjohje absolute” për mesfushorin.

Trajneri foli gjithashtu për Botërorin 2030, duke kërkuar që finalja të zhvillohet në Spanjë.

Kjo deklaratë vjen në mes të përplasjes me Marokun, i cili synon të presë finalen në territorin e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco