Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin nacional Lushnje-Berat, më konkretisht në fshatin Kashtëbardhë. Prej ku mësohet se si pasojë e përplasjes së tre makinave me njëra-tjetrën, kanë mbetur të plagosur dy persona.
Njëra prej makinave mësohet se pas përplasjes ka ngecur në një kanal pranë tokave bujqësore, ndëra dy të tjerat ndodhet në rrugë. Dy drejtues të automjeteve të përplasura kokë më kokë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.
Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar. Një makinë tip “Benz” ka përplasur fillimisht një mjet “Fiat” dhe më pas është përplasur me një mjet “Ford”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethjanave të aksidentit.
Video credits © Lushnja Info
