Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.
Dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesja e një automjeti tip Fiat, ka deklaruar se një automjet tip Benz po kryente një parakalim në korsinë në drejtim të Lushnjës. Sipas dëshmisë së saj, Benz-i e ka prekur automjetin Fiat dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një automjet tip Ford, i cili si pasojë e përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.












