Në kuadër të aksionit të Policisë së Shtetit për kontrollet e automjeteve luksoze, Policia e Lezhës ka bllokuar një “Rolls-Royce”. Makina luksoze që po qarkullonte në rrugët e Lezhës arrin në vlerën deri 200 mijë paund.
Policia bllokoi makinën luksoze pasi verifikoi origjinën, historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit, mbi pronësinë dhe burimin e të ardhurave me të cilat është blerë automjeti. Në momentin që u ndalua nga policia, automjeti nuk drejtohej nga poseduesi real, por nga një person tjetër.
Bllokimi i makinës u bë për shkak të mungesës së dokumentacionit, ndërsa ka nisur hetimi pasuror për pronarin e automjetit, banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga dyshimet e krijuara për mundësinë financiare të drejtuesit materialet kaluan në prokurori për verifikim financiar dhe nëse justifikojnë pasurinë në rastin konkret automjetin luksoz.
Moterqimi me para droge shet pordhe .kam 30 vjet qe punoj ne angli ne ndertim edhe mezor kam ble nje makine £1500 ..keto moterqima. Me makina ka £200.000. Ptu ju shkerdhefsha rracen e poshter