Për anëtarin e Kryesisë së PD, Grigels Muçollari aparati shtetëror ka pushuar së ekzistuari si një entitet në shërbim të qytetarëve, duke u shndërruar në një instrument të pastër për pasurimin e klientelës dhe ruajtjen e pushtetit.
Konstatimi u bë gjatë një interviste në edicionin e pasdites në Syri Tv, ky teksa iu referua skandaleve të fundit tha se kjo skemë funksionon përmes krijimit të kompanive “guaskë”, ku shteti mban një përqindje minimale, ndërkohë që 80% deri në 90% të aksioneve kontrollohen nga miq dhe klientë të afërt me kryeministrin.
Sipas tij, përmes kësaj metode, paratë e buxhetit të shtetit transferohen drejtpërdrejt, pa pasur nevojë për tenderime, letra apo kontrolle institucionale.
Përveç pasurimit personal, Muçollari ngre dyshime se këto fonde po përdoren gjithashtu për të blerë influencë në arenën ndërkombëtare, duke krijuar një cikël të mbyllur ku paratë blejnë pushtet, dhe pushteti gjeneron më shumë para.
Duke filluar nga përgjigjet të cilat në fakt thjesht dolën në sipërfaqe maja e ajsbergut të asaj që shumë faktorë opozitarë, por dhe jo vetëm faktorë opozitarë, por dhe analistë, gazetarë investigativë, po dhe pjesë e shoqërisë civile kanë prej kohësh denoncuar dhe kanë folur pikërisht për këtë marrëdhënie të re, të themi, të pushtetit me qytetarët. Pasi duhet të kuptojmë diçka, shteti ka pushuar së ekzistuari. Funksionet bazë të shtetit nuk funksionojnë më, që do të thotë që nuk kemi më të bëjmë me qeverisje dhe me një shtet i cili mund të kishte dhe problemet e veta, por sido që të ishte ai, qëllimin kryesor për të ushtruar funksionet e tij e kishte të qartë.
Sot ndodhemi në kushtet ku kemi një pushtet ku qëllimet kryesor dhe të vetmin qëllim është ruajtja e pushtetit apo përdorimi i çdo lloj instrumenti të mundshëm për të ruajtur pushtetin. Patjetër nëpërmjet përdorimit të parave që ka prodhuar ky pushtet. Dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me paratë e korrupsionit ndër vite, duke i përdorur këto para në funksion të zgjedhjeve, me sa duket po ndodhka dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat edhe kjo është folur dhe është diskutuar nga pak faktorë opozitarë. Është përdorimi i pushtetit për të bërë para, për të marrë më shumë pushtet, për të bërë më shumë para. Dhe të gjitha këto skema, skema të panjohura më përpara, siç është skema që e quajnë 'Macao' e gjë, edhe evidentohet në përgjime me të njëjtën skemë diskutojnë të pranishmit.
Do të thotë përdorimi i instrumentave të caktuara se si të merren paratë e qytetarëve shqiptarë apo të themi, koncesionet që mund të japë shteti, në përdorim të pushtetit. Dhe në rastin konkret, kjo ishte dhe kjo skema e famshme ku për gjithë qytetarët që mbase akoma s'e kanë kuptuar, po që do të dyshoja, është krijimi i një kompanie shtetërore ku gjithmonë e më pak përqindje do të kishte kompania publike dhe gjithmonë e më shumë përqindje, në rastin konkret 80-90% ashtu siç flitet në përgjime, do të kishin miqtë dhe klientët e kryeministrit. Dhe në këtë mënyrë nuk do të kishin nevojë as për tenderime, as për kontrolle mbi tenderimet e kryera, por një dorë e lirë mbi paratë e shqiptarëve. Kështu që, jemi në kushtet ku shteti ka pushuar së ekzistuari.
Madje kjo shkon dhe përtej kësaj. Nëse më përpara përpiqeshin të gjitha palët të themi nëpërmjet dokumentacionit, nëpërmjet kërkimit apo skualifikimeve të kompanive që hynin në tenderime, tani kanë arritur në pikën që janë lodhur duke bërë dhe këto letra dhe këto procedura, të cilat në thelb përcaktonin fituesin. E paraparacaktonin fituesin pa u kryer tenderimi, ndaj jo më kot sot ish zëvendëskryeministri është në akuzë pikërisht për paracaktimin e fituesit. Duke qenë se shteti ka pushuar së ekzistuari, janë lodhur, të gjitha palët janë lodhur dhe pse mos e bëjmë thjesht fare thotë. Të krijojmë një kompani ku të gjitha paratë t'ia kalojmë kësaj kompanie dhe pastaj i shpërndajmë si të duam. Në thelb është kjo gjë dhe asgjë tjetër.
Pavarësisht fjalëve të bukura, pavarësisht skemave, në thelb është keqpërdorim dhe vjedhje e buxhetit të shtetit dhe e kompanive publike apo të aseteve shtetërore, apo të koncesioneve shtetërore drejt miqve dhe drejt të paracaktuarve të kryeministrit. Patjetër që këto para, përveçse shkojnë në xhepat e qeveritarëve, me sa duket një pjesë prej tyre përdoren dhe për influencë ndërkombëtare. Kështu që, e gjitha është konsideruar si një biznes i madh për të mbajtur pushtetin dhe pastaj për të bërë edhe më shumë para dhe për të vazhduar ky cikël në mënyrë të vazhdueshme. Ajo që shoh është pikërisht kjo mospërfillja e madhe që qytetarët sot kanë pikërisht me këtë model dhe po e pasqyrojnë dhe e kanë reflektuar në më shumë se 100 ditë protestë.
Të cilët për herë të parë në vendin, në pluralizmin, gjatë viteve të pluralizmit në Shqipëri, kanë treguar një mbështetje të madhe qytetare, pse jo dhe e pambështetur nga një parti. Të gjitha partitë opozitare janë aty dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në një protestë për largimin e qeverisë dhe një qeveri teknike. Ndodhemi në kushte ekstreme, ndodhemi në kushte ku ka realitete krejt të ndryshme.
Një realitet i qeveritarëve që flasin për të mobilizuar shkallët dhe shqetësimi më i madh është pllaka e pishinave apo të themi mënyrës se si do t'i presin miqtë, apo përkëdheljes që duhet të kenë në kushtet e një varfërie ekstreme përballë një realiteti ku sipas Eurostatit mbi 50% e shqiptarëve jetojnë në kushte varfërie dhe nuk ka se si të ketë empati mes kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë që janë fermerët, bujqësia që po falimenton, qytetarët të cilët nuk kanë kursime për të përballuar një të papritur në jetë si ashtu siç po ndodh sot në Shqipëri.
Në këto kushte, e vetmja zgjidhje dhe këtë radhë një zgjidhje gjithmonë e më shumë emergjente, vetëm në krye të pak ditëve kemi skandale të njëpasnjëshme që po dalin, priten skandale të tjera të kësaj qeverisje, e cila e ka humbur sensin llogjik të qeverisjes dhe e vetmja gjë që po kërkojnë është pikërisht të ushtrojnë pushtetin e tyre për të mbajtur frenat e qeverisjes, në mënyrë që të kenë më shumë pushtet, në mënyrë që të kenë më shumë para.
Kështu që emergjenca që ka nevojë vendi është një orë e më parë të kërkohet largimi i qeverisë, qeveri teknike, zgjedhje të lira të ndershme në mënyrë që Shqipëria të vendoset në shinat e një demokracia funksionale. Të kuptohemi, e njëjta skemë që po ndodh me 'Macaon' pretendohet që po shkon edhe në shëndetësi, e njëjta skemë që po ndodh me 'Macaon' pretendohet të shkojë edhe në sektorë të tjerë. Kështu që çdo ditë e më shumë qeverisje nga kjo qeveri, kam përshtypjen që do ndodhemi në kushtet e pamundësisë për të jetuar për gjithë pjesën tjetër të shqiptarëve.
© SYRI.net