Massimiliano Allegri është vënë nën presion te Napoli pas një starti zhgënjyes të sezonit.
Napoli pësoi të martën humbjen e tretë radhazi, duke u mposhtur 0-1 në shtëpi nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.
Kjo disfatë erdhi pas humbjeve ndaj Comos dhe Interit në Serie A.
Edhe pse ndaj Arsenalit paraqitja ishte më pozitive, rezultatet e fundit kanë alarmuar drejtuesit e klubit.
Sipas gazetarit Giovanni Scotto, presidenti Aurelio De Laurentiis është thellësisht i pakënaqur me situatën.
Tashmë Allegri pritet të ketë nevojë për një reagim të menjëhershëm në ndeshjen e radhës.
Napoli të dielën do të përballet me Bolognën në transfertë, në “Stadio Renato Dall’Ara”.
Një tjetër rezultat negativ mund ta vërë seriozisht në diskutim të ardhmen e trajnerit italian.
Në Itali ndërkohë ka nisur të qarkullojë edhe emri i mundshëm i pasuesit të Allegrit.
Bëhet fjalë për Raffaele Palladinon, ish-trajnerin e Fiorentinës, i cili shihet si kandidat potencial.
Palladino raportohet se është në radarin e De Laurentiis dhe mund të jetë një prej alternativave kryesore.
Megjithatë, Napoli nuk ka marrë ende asnjë vendim për shkarkimin e Allegrit.
Trajneri me përvojë të madhe në Serie A e di se një fitore ndaj Bolognës mund t’i japë frymëmarrje.
Në të kundërt, një tjetër hap fals mund ta afrojë gjithnjë e më shumë skenarin e ndryshimit në pankinë.
© SYRI.net
De La Fuente: ‘Topin e Artë’ duhet ta fitojë një spanjoll
Rezultoi me doping, atletja pezullohet katër vite
Maroku e bën të sigurt: finalja e Botërorit 2030 do të luhet në KazablankaBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: