Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjenden celular dhe drogë brenda qelisë në Burgun e Reçit, riarrestohet i burgosuri dhe e pësojnë dy policët

Shkruar nga Newsbomb
Gjenden celular dhe drogë brenda qelisë në Burgun e Reçit,
Burgu i Reçit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve këtë të enjte ka zhvilluar një kontroll në Burgun e Reçit në Shkodër, ku mësohet se është gjetur një telefon celular dhe lëndë narkotike në njërën nga qelitë.

Mësohet se, pas kontrolleve, i burgosuri me inicialet S.GJ., të cilit iu gjetën sendet e palejuara në qeli, është riarrestuar.

Po ashtu, nën hetim janë marrë edhe dy efektivët e Policisë së Burgjeve, të cilët do të akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa, në vijim, pritet që të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë rast.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese