Ishujt Kuril pjesë të Rusisë, Japonia kërkon ndryshim në hartën e re të botës të OKB-së

10 Shtator 2026 | 17:56

Japonia ka kërkuar rishikimin e një harte të re botërore të miratuar nga OKB-ja, pasi ajo i bënte ishujt Kuril të dukeshin sikur i përkisnin Rusisë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të miratuar hartën e re, e cila e bën kontinentin afrikan më të madh, ndërsa gjithashtu zvogëlon Amerikën e Veriut dhe Evropën.

Japonia ishte midis 164 anëtarëve të OKB-së që mbështetën rezolutën, por tani e ka kundërshtuar atë sepse i tregon Ishujt Kuril, të njohur në Japoni si Territoret Veriore, me të njëjtën ngjyrë si Rusia.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Minoru Kihara, tha të enjten se harta e re përmbante një përshkrim që binte ndesh me qëndrimin e qeverisë japoneze.

“Ne paraqitëm një protestë te operatori i faqes së hartës përmes kanalit tonë diplomatik për të kërkuar korrigjimin e këtij përshkrimi”, u tha Kihara gazetarëve.

Ishujt e kontestuar u pushtuan në vitin 1945 nga ish-Bashkimi Sovjetik, i cili më pas dëboi popullsinë japoneze.

Marrëdhëniet midis Japonisë dhe Rusisë u përkeqësuan ndjeshëm muajin e kaluar, kur presidenti rus, Vladimir Putin bëri një vizitë të papritur në ishujt e kontestuar për herë të parë.

Japonia thirri menjëherë ambasadorin e Moskës, me kryeministren Sanae Takaichi, e cila tha se vizita e Putinit “ofendon ndjenjat e popullit japonez”, duke shtuar se ishte absolutisht e papranueshme.

Ajo tha se ishujt ishin një pjesë e pandashme e territorit të Japonisë, si historikisht ashtu edhe sipas ligjit ndërkombëtar.

Moska reagoi shpejt, duke thënë se i hedh poshtë kategorikisht deklarata të tilla, të cilat i konsiderojnë politikisht të papërshtatshme, fyese dhe, natyrisht, ligjërisht të pabazuara.

OKB-ja tha se harta e re synonte të paraqiste “një përfaqësim më të saktë” të masave kontinentale tokësore sesa ishte portretizuar nga projeksionet më tradicionale të Mercator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

Administrata Trump ka propozuar heqjen e periudhës 60-ditore që u lejon disa emigrantëve, përfshirë punëtorët e kualifikuar me viza H-1B, të qëndrojnë në Shtetet e...
17:30 | 10/09/2026

Merz shtyn telefonatën me Trump pas komenteve për fitoren e AFD-së

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shtyrë një telefonatë të planifikuar me Presidentin amerikan Donald Trump. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, shtyrja është kërkuar nga pala...
17:19 | 10/09/2026

Seuli: Lideri i Koresë së Veriut ka tre fëmijë, vajza Kim Ju Ae po trajtohet si pasardhëse

Vajza e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të ketë një vëlla ose motër më të vogël, tha agjencia e inteligjencës së Koresë së...
17:17 | 10/09/2026