Vdekja e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, arrestohen 2 mjekë

10 Shtator 2026 | 18:12

Dy mjekë në qendër të hetimit për rrethanat e vdekjes së yllit grek të muzikës pop, Giorgos Mazonakis, të mërkurën u shoqëruan në selinë e Athinës të enjten në mbrëmje. 

Zhvillimi erdhi pas përfundimit të një kontrolli të gjatë të klinikës së mjekëve në Kolonaki, i cili u krye nga oficerët dhe autoritetet në prani të një prokurori, shkruan media greke Ekathimerini.

Policia sekuestroi një kompjuter, dosje që përmbanin dokumente dhe substanca të ndryshme nga ambientet, të cilat pritet të dërgohen për analiza laboratorike. Në klinikë u gjetën gjithashtu dy makina plazmafereze. Sipas Shoqatës Mjekësore të Athinës, instalimi i makinave të tilla nuk lejohet në një klinikë. 

Ministri grek i Shëndetësisë Adonis Georgiadis tha të mërkurën në mbrëmje se klinika vepronte me licencë për praktikë të përgjithshme mjekësore dhe për këtë arsye nuk ishte e autorizuar të kryente plazmaferezë, një procedurë që filtron përbërës të caktuar nga gjaku. 

Mazonakis ose i ishte nënshtruar, po i nënshtrohej ose po përgatitej t’i nënshtrohej një procedure të tillë. 

Sipas një deklarate mjekësore të lëshuar nga Spitali Elpis, ku ai u dërgua me ambulancë nga klinika Kolonaki, deri më tani, raporti zyrtar është se Mazonakis, 54 vjeç, vdiq nga një atak në zemër.

Dy mjekët do të qëndrojnë në policinë së Athinës, ku oficerët që merren me çështjen pritet të kontaktojnë prokurorin për të dhënë një përditësim të detajuar mbi gjetjet e deritanishme dhe për të marrë udhëzime mbi hapat e mëtejshëm.

Në të njëjtën kohë, hetimi po vazhdon në vende të tjera të lidhura me rastin. Autoritetet po shqyrtojnë nga afër banesën e mjekëve në Psikiko, si dhe shtëpinë e Mazonakis, në një përpjekje për të mbledhur çdo provë që mund të hedhë dritë mbi ngjarjet që çuan në vdekjen e tij.

Një autopsi mbi trupin e yllit të muzikës pop grek është shtyrë deri të premten në mëngjes pas një kërkese nga familja e Mazonakis për të caktuar një konsulent teknik për të marrë pjesë në procedurë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Del në dritë një dosje sekrete mbi “Engjëllin e Vdekjes” nazist

Shërbimi federal i inteligjencës zvicerane publikoi të enjten një dosje prej 200 faqesh mbi kriminelin famëkeq nazist të luftës Josef Mengele, mjekun gjerman që u bë i njohur si...
18:20 | 10/09/2026

Von der Leyen paralajmëron masa për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i algoritmeve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian po shqyrton masa të reja për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i...
17:07 | 10/09/2026

Presidenti i Bundesbankut: I shqetësuar për rritjen e të djathtës ekstreme

Presidenti i Bundesbankut, Joachim Nagel tha të enjten se është i shqetësuar për rritjen e partive të ekstremit të djathtë në Evropë. “Çfarë ndikimi ka...
16:19 | 10/09/2026