“South Park” bëhet “South America” për t’u tallur me Trump

10 Shtator 2026 | 18:36

Krijuesit e serialit të animuar “South Park”, Matt Stone dhe Trey Parker, kanë njoftuar se seriali do të mbajë përkohësisht emrin “South America”, në atë që duket si një thumbim ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ka shkruar Trump, ka shkruar BBC.

“Të frymëzuar nga guximi dhe patriotizmi i Apple dhe Google, po e ndryshojmë emrin e ‘South Park’ në ‘SOUTH AMERICA’”, kanë deklaruar krijuesit.

Shakaja lidhet me përpjekjet e administratës Trump për të ndryshuar emrat e vendeve gjeografike në SHBA. 

Në muajin gusht, Trump ka nënshkruar një urdhër për ndryshimin e emrit të Lake Ontario në “Lake America”, ndërsa vitin e kaluar deklaroi se Gjiri i Meksikës duhet të quhet “Gulf of America”.

Në rrjetet sociale u publikua edhe një version i ri i tabelës së serialit, ku fjala “Park” ishte zëvendësuar me “America”.

Krijuesit nuk u ndalën me kaq, duke ironizuar edhe kompaninë mëmë të serialit, “Paramount Skydance”.

“Duam të falënderojmë veçanërisht kompaninë tonë mëmë ‘Paramount’, një ‘kapitullim të Skydance’”, kanë deklaruar ata.

“South Park”, i cili ndodhet në sezonin e 29-të, e bëri këtë njoftim pak ditë pasi fitoi çmimin “Emmy” për Programin më të Mirë të Animuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishujt Kuril pjesë të Rusisë, Japonia kërkon ndryshim në hartën e re të botës të OKB-së

Japonia ka kërkuar rishikimin e një harte të re botërore të miratuar nga OKB-ja, pasi ajo i bënte ishujt Kuril të dukeshin sikur i përkisnin Rusisë....
17:56 | 10/09/2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

Administrata Trump ka propozuar heqjen e periudhës 60-ditore që u lejon disa emigrantëve, përfshirë punëtorët e kualifikuar me viza H-1B, të qëndrojnë në Shtetet e...
17:30 | 10/09/2026

Merz shtyn telefonatën me Trump pas komenteve për fitoren e AFD-së

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shtyrë një telefonatë të planifikuar me Presidentin amerikan Donald Trump. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, shtyrja është kërkuar nga pala...
17:19 | 10/09/2026