Muli ngarkon Lelon të zgjidhë konfliktin mes Cimit dhe Belos

10 Shtator 2026, 18:35Antena TEMA

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer papritur mes Belos dhe Cimit, ndërkohë që janë në SHBA. Arsyet janë shumë më të thella sesa shfaqja e tyre. Sulmi nisi pasi Belo ka kërkuar një interpelancë për kompaninë shtetërore të armëve në Shqipëri, pas intervistës së Ben Ahmetajt për Cimin.

Cimi i ka shpjeguar Lelos se Belo është i paguar nga çifutët që ta degradojë këtë çështje dhe ta banalizojë, duke humbur kështu edhe meritat e Cimit dhe të Benit.

Belo thotë që Cimi e ka inat se ka lënë mjekër dhe ngjan si Mamdani i Nju-Jorkut. Ai thotë se duhet të lërë mjekër të tipit republikan të Teksasit, pra si mjekër cjapi.

Në këtë mes, Lelo, për të qenë neutral, është rruar komplet.

Bisedimet e seancës së parë shkuan keq.

Cimi nuk pranoi seancë pajtimi, madje nuk ka shkuar as në takimet me shqiptarët në Nju-Jork.

Në seancën e dytë, Belo pranoi se vërtet mund të ishte nxituar, por nga dëshira për të mbështetur Cimin dhe Benin, jo çifutët.

Madje, siç tha Belo, “ne ‘çifut’ më parë i kemi pas thënë Ben Ahmetajt”.

Negociatat kanë hyrë në rrugë pa krye, ndërsa Doktori u ka qëndruar larg sherreve, pasi ka qenë i angazhuar në diskutimet me Ludovikun në Teksas për qeverinë “Berisha 3” dhe postin e ministrit të Brendshëm për Ludovikun.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme ka qenë i përqendruar te konventa republikane për të gjetur ndonjë ide apo slogan për zgjedhjet e ardhshme.

Lelo më në fund arriti të fliste prapë me Cimin për mundësinë e pajtimit, por ai refuzoi kategorikisht.

– Ai na premtoi takim me Trumpin, – i tha Lelos, – dhe na çoi në takim me trapa. Po të ishte për këta, i kam më të zgjuar ata të Foltores në Tiranë. Çfarë pret nga një njeri që e ka mjekrën si Mamdani?

Lini një Përgjigje