Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Audiopërgjimet e Ahmetaj në dorën e SPAK

Audiopërgjimi i Ahmetajt/ Këlliçi: Sa më shumë fshihet Rama aq më shumë del i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve

Audiopërgjimi i Ahmetajt/ Këlliçi: Sa më shumë fshihet Rama aq më shumë del i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve

18:31, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre ditë pas publikimit të një prej dëshmive më tronditëse në dekadat e fundit, atë të Arben Ahmetajt, që tregon se qeveria është përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh, kryeministri Edi Rama hesht dhe nuk ka asnjë reagim

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi thotë se sa më shumë fshihet aq më shumë del i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve

Në një reagim në postim në facebook nënvizon se PD do të kërkojë çdo ditë hetim dhe zbardhje të kësaj afere që cënon rëndë sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe NATO-s, ku ne jemi anëtarë.

Nga Belind Këlliçi

Tre ditë heshtje, sa më shumë fshihet Rama aq më shumë del i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve!

Tre ditë pas publikimit të një prej dëshmive më tronditëse në dekadat e fundit që tregon se qeveria është përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh, Edi Rama hesht dhe nuk ka asnjë reagim…

Ron Yeffet dhe Ermal Rraketa janë bashkëpunëtorët e tij dhe është zbuluar se bëjnë punët e pisëta që ai u ka ngarkuar.

Ky denoncim ka sjellë reagimin masiv të qytetarëve, në protestë dhe para organeve të drejtësisë. Opozita ka mbledhur firmat për ngritjen e një komisioni hetimor për të bërë transparencë.

Edhe SPAK ka lëvizur nga vendi dhe ka nisur verifikimin e fakteve.

Vetëm Edi Rama që është përgjegjësi i kësaj afere nuk reagon, edhe pse shfaqet në publik 3 herë në ditë për tema bajate e propagandë boshe.

Dëshmia e nxjerrë nga Arben Ahmetaj është një akuzë e rëndë për Edi Ramën dhe për Shqipërinë si vend anëtar i NATO.

Sa më shumë e anashkalon temën e trafikut ndërkombëtar të armëve aq më shumë shtohen dyshimet për përfshirjen e tij.

Çështja është serioze, është kritike, dhe duhet llogaridhënie e transparencë e plotë. PD do të kërkojë çdo ditë hetim dhe zbardhje të kësaj afere që cënon rëndë sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe NATO-s, ku ne jemi anëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco