Deputeti i PD-së, Klevis Balliu që ndodhet në SHBA, ka komentuar edhe fjalimin e presidentit të SHBA, Donald Trump.
Balliu shkruan se, ‘Presidenti Trump u ndal te dy rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e një shteti: kartelet dhe komunizmi.’
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Në fjalimin e tij në këtë konventë historike republikane për midterm, Presidenti Trump u ndal te dy rreziqe për sigurinë dhe mirëqenien e një shteti: kartelet dhe komunizmi.
E kush më mirë se shqiptarët e kupton këtë?
Komunizmi në Shqipëri nuk ka vdekur. Ai ka ndryshuar formë. Sot shfaqet përmes kapjes së shtetit, korrupsionit, kontrollit politik dhe karteleve të pushtetit të Edi Ramës.
Shqiptarët e dinë shumë mirë se kur pushteti bashkohet me krimin, liria dhe mirëqenia e qytetarëve janë në rrezik.
© SYRI.net
‘Audiopërgjimi i Ahmetajt, mesazh për kryeministrin’. Koka: Edhe për SPAK-un që të vihet në lëvizje
Audiopërgjimi i Ahmetajt/ Këlliçi: Sa më shumë fshihet Rama aq më shumë del i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve
VIDEO/ Tomorri: Yeffet nuk i druhet SPAK-ut, por ekspozimit ndërkombëtar, lidhja me Ramën është kapitali i tij