Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Audiopërgjimet e Ahmetaj në dorën e SPAK

Vila me pishinë si në Santorini e Ballukut, Juristi: SPAK duhej të kishte dorëzuar kërkesën për arrestim në Kuvend

18:57, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristi Kreshnik Myftari thotë se SPAK duhej të kishte dërguar me kohë në Kuvend kërkesën për t’i hapur rrugë arrestimit të ish zvkryeministres Belinda Balluku.

Në një intervistë me video për emisionin “Task Force’ në Syri Tv, Myftari thotë se zbulimi I vilës së dytë të Ballukut në Palasë është fakt I ri penal që rëndojnë pozitën penale të ish zv/kryeministres.

“Me atë që deklaroi SPAK dje për Belinda Ballukun, a duhej t’I ishte drejtuar Prokuroria e Posaçme Kuvendit për ti dhënë lejen për arrestimin e Ballukut.

Duhet të kishte ndodhur para tre muajsh. Se kjo është vila e dytë

Në kuptim të konsumimit të veprës penale, korrupsioni pasiv është ezauruar se përfitimi ka kaluar që në momentin që u zbulua vila e parë.

Vila e dytë aktualisht me pishinat si në Sant Torini, është fakt i ri penal, dhe provë e re në drejtim të fajësisë. Kërkesa duhej të ishte bërë shumë kohë më përpara. Janë rënduar rrethanat.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco