Policia ka dhënë detaje zyrtare për aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Berat, ku u përfshinë tre automjete.
Sipas njoftimit të uniformave blu, përplasja ndodhi rreth orës 16:45 dhe në të u përfshinë një “Mercedes-Benz”, një “Fiat” dhe një “Ford”, të drejtuara përkatësisht nga shtetasit N. H., 33 vjeç, E. Sh., 28 vjeçe dhe E. P., 59 vjeç.
Nga aksidenti mbeti i dëmtuar drejtuesi i “Ford”-it. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, 59-vjeçari do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar.
Policia vijon veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.













