Hamza takon ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së: Bllokada e institucioneve duhet të marrë fund

10 Shtator 2026 | 19:20

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Siç bëri të ditur PDK-ja përmes një njoftimi, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik dhe institucional.

Hamza shprehu shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe për veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale.

Kreu i PDK-së theksoi se bllokada duhet të marrë fund dhe se përgjegjësia për krijimin e institucioneve duhet të ushtrohet pa vonesa të tjera, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.

Hamza ritheksoi qëndrimin e PDK-së se vendi ka nevojë për një Kuvend funksional dhe rikthimin e rendit kushtetues e demokratik.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën për koordinim të vazhdueshëm të Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ditari i një fotografi të luftës”, ekspozita në Prishtinë para vendimit në Hagë

Pak ditë para vendimit të madh në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, lufta e tyre dhe e shumë ushtarëve të tjerë kundër forcave serbe është...
18:07 | 10/09/2026

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin e tij: Vendimi duhet të bazohet në prova, jo në spekulime

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokatja, Sophie Menegon ka thënë që vendimi i trupit gjykues ndaj klientit të saj duhet të bazohet në...
18:02 | 10/09/2026

Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin

Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar 6 vjet burgim për ish-presidentin...
13:56 | 10/09/2026