Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

E rrallë në Champions League, debutuesit e turneut kanë në stol dy trajnerë

Shkruar nga Newsbomb
E rrallë në Champions League, debutuesit e turneut kanë në
Skuadra e Viking FK, debutuesit në Champions League

Mund të tingëllojë e rrallë për futbollin europian, e aq më parë për një kompeticion madhor si UEFA Champions League, por është e vërtetë. Debutuesit e turneut, Viking, të cilën e nisën rrugëtimin e tyre me humbje 3-1 përballë gjermanëve të Stuttgart, drejtohen nga dy trajnerë.

Fjala është për Morten Jensen dhe Bjarte Lunde Aarsheim, të dy me përgjegjësi të barabarta dhe fuqi vendimmarrje të njëjta. Një histori e pazakontë për një nivel të tillë turneu ku skuadra ndodhet mes 36 më të mirave të Europës.

Të dy trajnerët ndajnë të njëjtin stol që prej janarit të vitit 2021. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht në stilin drejtues, ku rolet ndahen në trajner dhe ndihmëstrajner, norvegjezët kanë vendosur t’i marrin vendimet taktike së bashku, çfarë ka ndikuar gjithashtu edhe në transformimin e Viking, në Norvegji dhe skenën europiane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese