Qytetarët pritet të mblidhen sërish këtë të enjte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 103-të të protestës kundër qeverisë.
Tubimi vjen pas protestës së një dite më parë, e cila solli edhe një ndryshim të mënyrës së organizimit të aksionit.
Gjatë marshimit, qytetarët u ndalën në disa prej kryqëzimeve kryesore të kryeqytetit, ku qëndruan duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Mes pikave ku u zhvillua aksioni ishte kryqëzimi te Rruga e Elbasanit, si dhe ai në drejtim të Sheshit “Skënderbej”.
Protestuesit lëvizën nga një zonë në tjetrën, ndërsa marshimi u shoqërua me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje të forta kundër qeverisë. “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” ishin ndër sloganet e përsëritura në rrugët e kryeqytetit.
Përpara marshimit, nga podiumi para Kryeministrisë folën aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkuan vijimin e protestës dhe zgjerimin e pjesëmarrjes qytetare.
Gjatë protestës pati edhe mesazhe për zhvillimet e fundit politike dhe deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Aktivistët paralajmëruan vijimin e aksionit dhe deklaruan se protesta do të prodhojë “dinamika të reja”.
Pikërisht marshimi dhe bllokimi i kryqëzimeve shënuan elementin kryesor të protestës së djeshme. Në vend që aksioni të përfundonte pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët e zhvendosën atë në rrugët e Tiranës, duke bllokuar përkohësisht disa akse dhe duke vijuar thirrjet kundër qeverisë.
© SYRI.net
L’Equipe: E bujshme! Igli Tare hetohet për pastrim parash, regjistroi në emrin e tij vilat e zëvendëses së Ramës
VIDEO/ Tomorri: Është e pamundut të prodhosh armë në Shqipëri, SPAK të verifikojë eksportet, të thirret ministri Nufi
Vila me pishinë si në Santorini e Ballukut, Juristi: SPAK duhej të kishte dorëzuar kërkesën për arrestim në Kuvend