Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shqiptarët dhuruan 161 mijë dollarë për nënë Filen dhe Andin, reagon organizata “Brandon Forever 22 Legacy”: Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e banesës

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët dhuruan 161 mijë dollarë për nënë Filen
Punimet për banesë

Organizata “Brandon Forever 22 Legacy” ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media me akuzat për fondet e mbledhura nga GoFundMe për rastin e nënë Files dhe djalit të saj me spektrin autik, Andi.

“Brandon Forever 22 Legacy” shkruan se pas bërjes publik të rastit të tyre, ndërmorën menjëherë hapat e nevojshëm për të siguruar mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së familjes.

Në një reagim në Facebook, organizata bën me dije se punimet për rikonstruksionin e banesës kanë nisur dhe janë aktualisht drejt përfundimit, falë bashkëpunimit me një kompani të madhe të ndërtimit në vendin tonë.

“Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” po vijon me pajisjen e banesës me mobilje, pajisje dhe orendi të nevojshme, me qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme dhe dinjitoze për familjen Bulku”, theksohet në reagim.

Po ashtu në njoftimin e shoqatës, nënvizohet se kanë nisur seanca e terapisë për Andin në një qendër multidisiplinare për spektrin e autizmit.

Ndërsa gjithashtu organizata “Brandon Forever 22 Legacy” thekson se do të vijojë të informojë në mënyrë transparente mbi përdorimin e fondeve dhe mbi hapat e mëtejshëm të mbështetjes për familjen Bulku.

Postimi i plotë:

Sqarim mbi mbështetjen e familjes Bulku dhe përdorimin e fondeve të mbledhura nga GoFundMe.

Në vijim të interesimit të publikut për përdorimin e fondeve të GoFundMe, dëshirojmë të japim sqarimin e mëposhtëm mbi mbështetjen që organizata “Brandon Forever 22 Legacy” po i ofron familjes Bulku.

Pas identifikimit të rastit dhe sensibilizimit të opinionit publik mbi kushtet e vështira në të cilat jetonte familja Bulku, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” ndërmori menjëherë hapat e nevojshëm për të siguruar mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së familjes.

Punimet për rikonstruksionin e banesës kanë nisur dhe janë aktualisht drejt përfundimit. Ky proces u bë i mundur falë bashkëpunimit me një nga kompanitë më të mëdha në vend, e cila mori përsipër realizimin e punimeve të rikonstruksionit. Organizata “Brandon Forever 22 Legacy” shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për këtë kompani, për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti.

Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” po vijon me pajisjen e banesës me mobilje, pajisje dhe orendi të nevojshme, me qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme dhe dinjitoze për familjen Bulku.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i mbështetjes lidhet me trajtimin e specializuar të Andy. Prej dy muajsh, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” ka mundësuar fillimin e një programi terapeutik të specializuar në një qendër multidisiplinare për spektrin e autizmit.

Trajtimi zhvillohet nga e hëna deri të premten dhe është parashikuar të jetë një proces afatgjatë, shumëvjeçar, në përputhje me nevojat e Andy.

Përveç mbulimit të kostove të trajtimit, organizata siguron edhe transportin vajtje-ardhje nga banesa në qendrën terapeutike (nga e hëna deri të premten), si dhe mbështetjen për sigurimin e medikamenteve dhe nevojave të tjera mjekësore të domosdoshme.

Të gjitha këto ndërhyrje janë pjesë e angazhimit të organizatës për të ofruar një mbështetje të qëndrueshme dhe afatgjatë për familjen Bulku, duke u fokusuar jo vetëm në përmirësimin e kushteve të banimit, por edhe në nevojat shëndetësore, terapeutike dhe sociale të familjes.

Mbështetja e qytetarëve përmes GoFundMe ka qenë thelbësore për mundësimin e kësaj ndihme. Organizata “Brandon Forever 22 Legacy” u shpreh mirënjohjen të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe donatorëve që kanë kontribuar, si dhe njërës prej kompanive më të mëdha në vend për mbështetjen e saj në këtë kauzë.

Organizata “Brandon Forever 22 Legacy” do të vijojë të informojë në mënyrë transparente mbi përdorimin e fondeve dhe mbi hapat e mëtejshëm të mbështetjes për familjen Bulku.

NE JU FTOJMË QË SË BASHKU ME STAFIN TONË TË KRYEJMË VERIFIKIMET E NEVOJSHME NË TERREN PËR TË PARË NGA AFËR MATERIALIZIMIN E KËTIJ PROJEKTI.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese