Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reag...
POLITIKE
Pankartat e protestuesve në ditën e 103-të të revoltës: Demokracia nuk është monolog
PiranjatPërditësimi i fundit 10 Shtator 2026, 19:55
Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të mërkurë, duke hyrë në ditën e 103-të. Krahas thirrjeve dhe fjalimeve, vëmendjen e kanë tërhequr edhe pankartat e mbajtura nga qytetarët në shesh.
Mesazhet kanë qenë të ndryshme, por në qendër kanë qëndruar kritikat ndaj qeverisë, akuzat për abuzim me fondet publike dhe kërkesat për ndërhyrje të institucioneve të drejtësisë.
“Ministrat ikin e vijnë, vjedhja mbetet e njëjta. Hemodializa u bë biznes, po na merret kjo jetë”, shkruhet në një prej pankartave. Një tjetër ngre pretendime për 5.3 miliardë lekë, ndërsa SPAK-u është bërë gjithashtu pjesë e mesazheve të protestuesve me thirrjen: “SPAK, zgjohu e vepro, mos u mbyll sytë këtë herë”.
Ironia është përdorur edhe në pankarta të tjera, ku shkruhet “Demokracia nuk është monolog”, ndërsa një mesazh i referohet drejtpërdrejt pranisë së protestuesve në shesh: “17:00 – Prani Besnike, 24/7 probleme publike”.
Me këto mesazhe, protestuesit kanë vijuar të artikulojnë kundërshtimet e tyre ndaj qeverisë, duke e mbajtur protestën aktive pas më shumë se 100 ditësh.