Dita e 103-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

10 Shtator 2026 | 20:05

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 103-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku bën thirrje: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ” Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokimi i pagave, reagon Malaj pas kallëzimit të gjyqtarëve: Efekti në buxhet është 40 milionë euro shtesë çdo vit

Ministri i Financave, Petrit Malaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me kallëzimin e tij në SPAK së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm...
19:22 | 10/09/2026

Pijet shumë të nxehta rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë evidentuar një lidhje mes konsumimit të pijeve shumë të nxehta dhe rritjes së rrezikut për kancer të ezofagut. Ata...
18:43 | 10/09/2026

Zjarret, ISHP: Tymi ka ndikim në shëndetin publik të grupeve në risk

Shqipëria po përballet prej disa muajsh me vatra të vazhdueshme zjarri. Veç impaktit mjedisorë, specialistët e ISHP thonë se tymi I çliruar ka ndikim të...
18:04 | 10/09/2026