“Konfliktet dhe krimi në rrjetet sociale”, eksperti: Vipat i bëjnë hapur kërcënimet!

10 Shtator 2026 | 20:55

I ftuar në studion e Euronews, në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa komentoi shtimin e sherreve dhe konflikteve që nisin në rrjetet sociale, duke u ndalur veçanërisht te përfshirja e personave VIP apo emrave të njohur në media.

Softa tha se konfliktet që nisin në rrjetet sociale shpesh kalojnë nga fyerjet dhe presioni i grupeve te përballja fizike, ndërsa më pas mund të përshkallëzohen deri në përdorimin e armëve. Sipas tij, shqetësues është fakti që këto konflikte bëhen publike dhe në disa raste kërcënimet nga persona VIP bëhen hapur në rrjetet sociale.

“Në momentin kur ky konflikt nuk është më midis personave, është bërë publik dhe, për aq kohë sa bëhet publik, mund të ketë një mundësi që policia, duke pasur një strukturë të veçantë, të ketë mundësi të monitorojë rastet dhe konfliktet, aq më tepër që kur këto po bëhen nga persona VIP apo nga persona me emra në media, në rrjetet sociale, të cilët herë pas here dhe kërcënimet i bëjnë në rrjetet sociale, i bëjnë hapur këto kërcënime. Tani policia nuk është e thjeshtë që të ndërhyjë dhe nuk është aq e thjeshtë që policia të merret qoftë edhe me këtë pjesë, sepse ka me mijëra probleme. Zgjidhja më e lehtë për këto konflikte është kthyer përdorimi i forcës. Dhe fatkeqësisht edhe përdorimi i forcës është bërë si kanun që shkon. Jo vetëm që do e jap përgjigjen time, por do e jap edhe me video. Pra, rastet konkrete që them edhe dhunën e japim në mënyrë me video për ta parë të gjithë rrethi që ky e vuri burrërinë në vend. Pra, këto janë probleme të cilat po bëhen shqetësuese, sepse, thashë, shkon drejt situatave. Nuk është vetëm çështja e përleshjes fizike, por është përfundimi i përdorimit të armëve dhe mjeteve të forta. Kjo po ndodh që nga fëmijët. Kjo po ndodh fatkeqësisht që nga fëmijët”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 103-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 103-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata...
20:05 | 10/09/2026

Bllokimi i pagave, reagon Malaj pas kallëzimit të gjyqtarëve: Efekti në buxhet është 40 milionë euro shtesë çdo vit

Ministri i Financave, Petrit Malaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me kallëzimin e tij në SPAK së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm...
19:22 | 10/09/2026

Pijet shumë të nxehta rrisin rrezikun e kancerit të ezofagut

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë evidentuar një lidhje mes konsumimit të pijeve shumë të nxehta dhe rritjes së rrezikut për kancer të ezofagut. Ata...
18:43 | 10/09/2026