Plot 2.977 dronë rikrijuan Kullat Binjake në përmasa reale, mbrëmjen e së mërkurës, si një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Çdo dritë simbolizonte një prej viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Vepra artistike, e titulluar '2.977 Drita mbi Portin e Nju Jorkut', është një instalacion i realizuar në bashkëpunim me artistë, producentë dhe anëtarë të komunitetit të prekur nga sulmi i 11 Shtatorit, përfshirë familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe ekipe të emergjencës që morën pjesë në operacionet e shpëtimit.

© SYRI.net