Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Dinjiteti' që sfidoi 'Perandorinë'. Ekskluzive nga USA me Sali Berishën

‘Shqipëria nuk del dot nga kthetrat e drogës pa SHBA’/ Berisha nga New Jersey: Duhet goditur kartelet shqiptare

‘Shqipëria nuk del dot nga kthetrat e drogës pa SHBA’/ Berisha nga New Jersey: Duhet goditur kartelet shqiptare

21:29, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga New Jersey ka folur për rikthimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe sfidën ndaj “narkoshtetit”.

Në intervistën e tij për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha tha se vizita në SHBA është një mundësi për të ndërtuar një partneritet të ri dhe më të fortë me Uashingtonin, ndërsa theksoi se për goditjen e karteleve shqiptare të drogës nevojitet bashkëpunim i vendosur ndërkombëtar.

Çim Peka: Për këtë kthim ju kishin thënë fjalën. Mjafton kthimi juaj me vizitën në Amerikë, a nuk keni plan për kthim tjetër?

Sali Berisha: Jo, unë sigurisht që kam, po për ata e thashë. Pa diskutim që unë kam plan, po për ata kjo ishte kthimi. Se e ke parasysh si funksionojnë ata, dhe natyrisht që jo, unë këtë e konsideroj tërësisht një mundësi të madhe të re për të ndërtuar një partneritet, bashkëpunim shumë të mirë me këtë vend, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne si parti kemi në themel vlerat, që ka në themel ky vend i lirë dhe e sigurtë është që ky moment është një mundësi shumë e madhe e jona për të ndërtuar marrëdhëniet më solide me SHBA, që janë të domosdoshme.

Çimi sot droga është bërë fuqi e të keqes dhe pa mbështetjen e SHBA, mbështetjen e vendosur dhe të partnerëve ndërkombëtar Shqipëria nga kthetrat e drogës nuk del dot.

Është tjetër krimi i organizuar që kishim ne në vitin 2004-2005. Ky është një krim i organizuar që administron miliarda, krejt tjetër.

Dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi me SHBA dhe vendet partnere është një kusht shumë i rëndësishëm.

Çim Peka: Vetëm se krimi i organizuar nuk u zhvillua këtë vit. Ka vite që është zhvilluar me Edi Ramën dhe trafikun e drogës, pra narkoshteti. Por në 2021 kur e filluat betejën tuaj, betejën e dinjitetit dhe që rimorët opozitën, pse besuat se pa SHBA apo dhe në betejë me ta, ju mund ta fitonit betejën me narkoshtetin. Sepse beteja për dinjitetin dhe kundër qeverisë, ishte betejë kundër narkoshtetit. Dhe në atë kohë ju nuk i kishit SHBA në krah.

Sali Berisha: Narkoshteti vërtetë sot zotëron institucionet e shqiptarëve, por lidhjet ndërkombëtare i ka të stër fuqishme. Për t'i dhënë goditjen përfundimtare narkoshtetit duhet goditur kartelet shqiptare të drogës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet ku ato ndodhen. Dhe absolutisht ne do bashkëpunojmë me këtë vend dhe me çdo vend tjetër për t'i kapur dhe për t'i sjellë para ligjit.

Ekonomia po rrënohet. Ju e patë të dhënën e fundit të Eurostatit, rënia e prodhimit në Shqipëri është e dyta më e madhe pas Ukrainës që i ka zonat industriale të pushtuara. Kaq i fortë është,  në një vend të vogël ku leku bëhet më i fuqishëm se frangu zviceran, që mbështetet nga një GDP trilion i këtij vendi. E imagjinoni se çfarë force ka. Por a i dilet? Plotësisht, kjo kërkon në radhë të parë vullnet të qartë politik dhe kërkon bashkëpunim luajal ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco