Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë

10 Shtator 2026 | 21:28

Juristi Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën e fundit me sistemin e drejtësisë për pagat e magjistratëve, duke e cilësuar veprimin e tyre si një reagim sindikalist dhe një grevë që bie ndesh me ligjin.

Ai theksoi se asnjë bazë ligjore nuk i jep të drejtë Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë të përcaktojë apo miratojë pagat e anëtarëve të vet apo të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Manjani shtoi se Kushtetuta e përcakton qartë rolit e tyre e vetëm si propozues të buxhetit, ndërsa vendimmarrja përfundimtare i takon Kuvendit.

“Kallëzimi në SPAK është idiot. Po, e mirë, se e diskutojmë. Pa hyrë kallëzimit. Ajo që po ndodh është kjo, gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë nuk u lejohet të bëjnë grevë, por në fakt po reagojnë, po bëjnë reagime sindikaliste. Praktikisht kanë shpallur një grevë.

Ligji e ndalon të bëjnë grevë, por kanë gjetur një formë që të luajnë me faktin e kryer, pra t’i bëjnë fakt të kryer buxhetit të shtetit një diçka që ia kanë vendosur ato vetë, haptazi në mënyrë të paligjshme.

Nuk ekziston asnjë fjalë, rresht, pikë, presje, nen, paragraf në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjet e shkruara të këtij vendi që të legjitimojë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë t’i vërë paga vetes dhe gjyqtarëve e prokurorëve. E ndaluar. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë thotë qartë në tekst.

Kompetencat e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndër të tjera, thonë: propozon buxhet. Propozon buxhet, nuk vendos buxhet. E thotë Kushtetuta këtë. Pretendojnë buxhet. Paga është buxhet dhe buxhetin e vendos, sipas Kushtetutës, buxhetin e vendos e miraton parlamenti. Thotë Kushtetuta”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Konfliktet dhe krimi në rrjetet sociale”, eksperti: Vipat i bëjnë hapur kërcënimet!

I ftuar në studion e Euronews, në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa komentoi shtimin e sherreve dhe konflikteve që...
20:55 | 10/09/2026

Dita e 103-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 103-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata...
20:05 | 10/09/2026

30 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 ende aktive. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka dalë me një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin e ministrisë mësohet se gjatë ditës së...
20:00 | 10/09/2026