Patos-Marinzë/ Banorët kërkojnë zgjidhje përfundimtare nga Bankers për qiratë e tokave, ngujohen në zyrat e kompanisë

10 Shtator 2026, 22:05Kronika TEMA
Patos-Marinzë/ Banorët kërkojnë zgjidhje përfundimtare

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos- Marinzë janë ngujuar në zyrat e Bankers dhe do të qëndrojnë aty përgjatë gjithë natës derisa kompania të marrë vendimin për t’i takuar me një përfaqësues që do t’u ofrojë zgjidhje përfundimtare për problemin e qirave të tokave.

“Do të rezistojmë, nuk lëvizim derisa të marrë noterin. Këtu na ka.”

“Do t’i mbajmë zyrat të bllokuara, do t’i zaptojmë”, thonë banorët.

Lini një Përgjigje