Jasir Asani ka qenë protagonist kryesor në fitoren e Esteghlalit, që mposhti 1-0 Paykan në javën e shtatë të kampionatit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhbllokoi takimin në minutën e 76-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë dhe duke i siguruar skuadrës së tij tre pikët.
Ky ishte goli i tretë i Asanit në kampionat pas shtatë javësh, ndërsa shqiptari numëron edhe një asist në këtë sezon.
Fitorja e ngjit Esteghlalit në kuotën e 15 pikëve, me skuadrën që renditet aktualisht në vendin e dytë. Bilanci i ekipit është katër fitore dhe tre barazime në shtatë ndeshje.
Me paraqitjet e tij dhe kontributin në rezultatet e skuadrës, Asani po konfirmohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Esteghlalit në këtë start të sezonit.
VIDEO – Goli i Jasir Asanit













