Sulo: Nëse dënohet Thaçi, ndodh rehabilitimi i serbëve në gjeopolitikë
Analisti Arion Sulo ka ngritur pikëpyetje mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke argumentuar se përfshirja e tij në krimet konkrete duhet të provohet dhe se procesi nuk duhet të ndikohet nga faktorë politikë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Sulo tha se sipas tij, që në krijimin e Gjykatës Speciale ka ekzistuar një kontekst politik, duke iu referuar edhe raportit të Dick Martyt dhe akuzave të ngritura në atë periudhë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.
“Konteksti që nga krijimi i gjykatës penale ishte politik. Dosja e famshme e Dick Martyt ishte e qëllimtë për të arritur te krijimi i gjykatës”, tha Sulo.
Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si mund të provohet përgjegjësia komanduese e Thaçit në kushtet në të cilat funksiononte UÇK-ja gjatë viteve .
Sipas Sulos, çështja kryesore mbetet lidhja konkrete mes drejtuesve politikë apo ushtarakë dhe urdhrave për kryerjen e krimeve për të cilat akuzohen.
“Çfarë do të thotë një dënim i Thaçit dhe ish-komandantëve? Çfarë do të thotë për historinë tonë, për ne shqiptarët, shqiptarët e Kosovës, Kosovën? Patjetër që është një gjë e rëndë, patjetër që është një problem me historinë”, tha Sulo.
Ai shtoi se një vendim i tillë do të krijonte një rekord ndërkombëtar mbi mënyrën se si paraqitet lufta e UÇK-së.
“Ata duan të bëjnë, të lënë një rekord që ja kush është lufta, domethënë, cila është lufta juaj?”, deklaroi Sulo, duke e lidhur këtë edhe me atë që ai e cilësoi si një rehabilitim të palës dhe narrativës serbe në raport me historinë e luftës në Kosovë.
Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë
“Konfliktet dhe krimi në rrjetet sociale”, eksperti: Vipat i bëjnë hapur kërcënimet!
Gazetari: Prokuroria në Hagë me 28 orë xhirime, mes tyre edhe takimet e Thaçit me gruan
- 22:23 Kush ka bërë shkelje për pagat e gjyqtarëve? Manjani dhe Sulo përplasen në studio
- 22:17 Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët
- 22:11 “I kam larë hesapet me protestuesit”, Manjani: Është dhunë, nuk harxhoj asnjë fjalë me ta
- 21:52 Maroku: Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv të emigrantëve në Ceuta
- 21:52 2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e Kullave Binjake para 25-vjetorit të 11 shtatorit (VIDEO)
- 21:28 Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë