Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

22:58, 10/09/2026

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës.

Në Stamboll, Fenerbahçe dhe Roma u ndanë në barazim 1-1, në një duel të luftuar deri në fund.

Në këtë përballje, Vedat Muriqi e nisi ndeshjen si titullar për skuadrën turke.

Edhe PSV dhe Shakhtar Donetsk nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në Holandë.

Ndërkohë, Manchester United regjistroi një fitore të thellë 4-0 ndaj Sabah Baku, duke dhënë një sinjal të fortë në këtë aventurë evropiane.

Një nga rezultatet më befasuese erdhi nga Como, që zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj RB Leipzig.

Skuadra italiane fitoi 4-1 ndaj gjermanëve dhe po shkruan një kapitull të veçantë në debutimin e saj në Champions League.

Edhe Bayern Munich dominoi në përballjen ndaj Bodo/Glimt, me bavarezët që fituan thellë 5-0, ku të pesë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në Pragë, Slavia dhe Lens zhvilluan një tjetër ndeshje spektakolare, me francezët që fituan në fund me përmbysje 3-2.

Champions League vazhdon të konfirmojë edhe këtë sezon se faza e ligës mund të sjellë përballje të paparashikueshme deri në minutat e fundit.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco