42 ditë protestë në Divjakë, qytetarët nuk tërhiqen nga revolta e tyre kundër reformës territoriale

22:53, 10/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

42 ditë në protestë kanë shënuar këtë të enjte banorët e Divjakës, të cilët kundërshtojnë reformën e re administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon bashkimin e Divjakës me Lushnjën.

Edhe pse numri i protestuesve mbetet i vogël, ata vijojnë të protestojnë, duke kërkuar që Divjaka të mbetet njësi administrative më vete.

Në protestën e kësaj të enjteje iu bashkua edhe ish-drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardjan Koçi.

Koçi, i cili disa vite më parë dha dorëheqjen nga detyra, pasi deklaroi se kishte pasur presione lidhur me administrimin e parkut, ka ardhur enkas nga Gjermania për të mbështetur banorët e Divjakës.

Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi qeverinë dhe drejtuesit vendorë, duke shprehur mbështetjen për kërkesat e protestuesve.

Me marshimin në rrugët e qytetit, banorët e Divjakës mbyllën ditën e 42-të të protestës, duke përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit administrativ me Lushnjën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco