Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zvicrën lindore ditën e sotme ku një autobus turistik me 48 persona në bord ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta.Sipas policisë lokale, ka shumë të vdekur dhe të plagosur.
"Shumë njerëz kanë humbur jetën... Shumë të tjerë janë plagosur", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Deri më tani nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti dhe as kombësia e viktimave.
Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihen ekipet e shpëtimit rreth autobusit të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa disa helikopterë kanë zbritur pak më larg për të transportuar të plagosurit. Policia ka konfirmuar se në vendngjarje janë dërguar "shërbime të shumta shpëtimi".
Sipas mediave zvicerane, autobusi i përket kompanisë holandeze të turizmit Oad, e cila organizon udhëtime në të gjithë Evropën.
Zona ku ka ndodhur aksidenti, Czernec, njihet si "porta hyrëse" për në Parkun Kombëtar Zviceran, një zonë e madhe alpine. Autoritetet zvicerane pritet të dalin me një bilanc zyrtar në orët në vijim.
