Aksident i rëndë në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 turistë holandezë, disa viktima

11 Shtator 2026 | 00:27

Një autobus turistik është përmbysur në një rrugë malore në lindje të Zvicrës, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.

Aksidenti ndodhi të enjten në kantonin Graubünden, në luginën Engadine. Policia lokale ka konfirmuar se ka disa persona që kanë humbur jetën, por nuk ka bërë ende publik numrin e viktimave dhe as identitetin e tyre, pasi fillimisht duhet të njoftohen familjarët.

Sipas Federatës Holandeze të Agjencive të Udhëtimit, në autobus ndodheshin 48 pasagjerë, të gjithë shtetas holandezë. Autobusi i përkiste kompanisë turistike Oad.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusin të përmbysur në një shpat pranë rrugës, ndërsa në operacionin e emergjencës janë angazhuar ekipe të shumta shpëtimi dhe helikopterë.

Autobusi ishte nisur nga Holanda të hënën dhe në momentin e aksidentit po zhvillonte një udhëtim ditor nga Austria drejt Zvicrës.

Zernez ndodhet pranë hyrjes së Parkut Kombëtar të Zvicrës dhe është një zonë e frekuentuar nga turistët që vizitojnë Alpet.

Shkaqet që çuan në daljen e autobusit nga rruga nuk dihen ende, ndërsa policia zvicerane ka nisur hetimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maroku: Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv të emigrantëve në Ceuta

Ministria e Jashtme e Marokut deklaroi të enjten se nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv në enklavën spanjolle të Ceutës...
21:52 | 10/09/2026

2 977 drita ndriçojnë qiellin e Nju Jorkut, rikrijohet silueta e Kullave Binjake para 25-vjetorit të 11 shtatorit (VIDEO)

Një shfaqje me dronë ndriçoi qiellin mbi portin e Nju Jorkut të mërkurën në mbrëmje, në një homazh për të shënuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste...
21:52 | 10/09/2026

Tornadoja merr jetën e një gruaje në Itali, një tjetër viktimë nga përmbytjet (VIDEO)

Vala e motit të keq që po godet aktualisht Italinë ka shkaktuar vdekjen e dy grave. Mëngjesin e sotëm, një grua humbi jetën nga mbytja...
21:07 | 10/09/2026