Përdori ChatGPT për të shkarkuar mijëra dokumente gjyqësore, bisedat me AI mund të bëhen provë në gjyq

11 Shtator 2026 | 02:39

Një 40-vjeçar në Australi akuzohet se ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të krijuar programe që i mundësuan aksesin dhe shkarkimin masiv të dokumenteve të kufizuara nga faqja online e gjykatave.

Sipas mediave australiane, Christopher John Duff akuzohet se përdori ChatGPT për të krijuar kode “scraper” në Python, të projektuara për të shkarkuar në masë të dhëna nga regjistri online i gjykatave. Autoritetet thonë se gjatë periudhës janar-mars 2025 janë aksesuar pa autorizim 8,769 dokumente të kufizuara.

Duff, i cili po ndihmonte një mik të përfshirë në një proces kompleks falimentimi, është deklaruar i pafajshëm për katër akuza për akses në të dhëna të kufizuara të ruajtura në një sistem kompjuterik.

Prokuroria pretendon se programet e përdorura anashkalonin mënyrën normale të navigimit në faqen e gjykatës dhe mundësonin marrjen në masë të të dhënave.

Çështja mund të krijojë një precedent në Australi, pasi prokurorët synojnë të përdorin si prova edhe bisedat e të akuzuarit me ChatGPT.

Sipas prokurorisë, përpara se të akuzohej dhe pasi llogaria e tij në regjistrin online ishte bllokuar, Duff i kishte kërkuar ChatGPT këshilla ligjore dhe informacione mbi veprimet që mund të ndërmerrte policia. Ai dyshohet se i ka kërkuar platformës edhe udhëzime se çfarë të thoshte nëse kontaktohej nga autoritetet.

Mbrojtja kundërshton interpretimin e këtyre bisedave, duke argumentuar se ato mund të tregojnë se i pandehuri e kuptoi vetëm më vonë se veprimet e tij mund të konsideroheshin të paautorizuara.

Procesi është shtyrë për dy javë, ndërsa gjykata pritet të caktojë një seancë më të gjatë për shqyrtimin e çështjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OpenAI hedh në treg ChatGPT për financat. AI do të analizojë të dhëna dhe ndërtojë projekte financiare

OpenAI ka lançuar një version të ChatGPT të ndërtuar posaçërisht për industrinë e shërbimeve financiare, duke synuar fillimisht bankierët e investimeve dhe analistët e tregjeve....
01:33 | 11/09/2026

Aksident i rëndë në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 turistë holandezë, disa viktima

Një autobus turistik është përmbysur në një rrugë malore në lindje të Zvicrës, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur. Aksidenti ndodhi të enjten në...
00:27 | 11/09/2026

Maroku: Nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv të emigrantëve në Ceuta

Ministria e Jashtme e Marokut deklaroi të enjten se nuk ka prova që vërtetojnë përfshirjen e Rabatit në kalimin masiv në enklavën spanjolle të Ceutës...
21:52 | 10/09/2026