Si po ndryshon ‘Kultura e Masës”. Të rinjtë larg Hollywood-it, drejt krijuesve online në Yotube dhe Tik Tok
Interneti dhe rrjetet sociale po ndryshojnë mënyrën se si krijohet kultura masive, ndërsa të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt krijuesve të përmbajtjes dhe komuniteteve online. Ky është një nga përfundimet e raportit të ri të YouTube, “In Search of Mainstream”, i realizuar në bashkëpunim me National Research Group.
Studimi përfshiu rreth 1,000 persona të moshës 14-44 vjeç, aktivë në internet, të cilët u pyetën se çfarë konsiderojnë sot “mainstream” dhe si i zbulojnë përmbajtjet që u interesojnë.
Sipas raportit, audiencat janë bërë më të fragmentuara dhe njohja e markave më të mëdha të argëtimit ka rënë gjatë gjashtë viteve të fundit. Veçanërisht të rinjtë rezultojnë më pak të informuar për filmat dhe programet televizive, ndërsa njohin më mirë krijuesit e përmbajtjes që ndjekin në platforma si YouTube dhe TikTok.
Megjithatë, ndërsa publiku shpërndahet mes një numri gjithnjë e më të madh përmbajtjesh, lidhja me personazhet, filmat apo komunitetet e preferuara po bëhet më e fortë. Sipas studimit, 63% e përdoruesve online të moshës 14-44 vjeç që e konsiderojnë veten fansa thonë se ndihen të suksesshëm kur personi apo fenomeni që mbështesin arrin sukses.
Raporti tregon gjithashtu se dëshira për të qenë pjesë e një kulture të përbashkët nuk është zhdukur. Rreth 63% e të anketuarve thonë se interesimi për të njëjtat gjëra si njerëzit e tjerë i bën të ndihen pjesë e diçkaje më të madhe.
YouTube e përkufizon sot “mainstream”-in (kulturën e masës) si pikën ku një fenomen shihet dhe pranohet gjerësisht, ku publiku angazhohet aktivisht me të dhe ku ai kuptohet nga audienca të ndryshme.
Një rol vendimtar në këtë proces ka pjesëmarrja e përdoruesve. Memet, videot, podcast-et dhe postimet e krijuara rreth një eventi, personazhi apo fenomeni mund ta shtyjnë atë drejt kulturës masive. Sipas sondazhit, 41% e të anketuarve thonë se një fenomen është bërë vërtet i madh në kulturën popullore kur njerëzit shikojnë përmbajtje rreth tij në YouTube. Po 41% e lidhin këtë me shfaqjen e memeve, shakave ose referencave, ndërsa 46% me faktin që tema diskutohet gjerësisht online
Si shembull, raporti përmend “Backrooms”, një fenomen që nisi nga një fotografi në internet dhe u shndërrua në një univers të zhvilluar nga komunitetet online. Përmbajtjet e lidhura me të kanë grumbulluar rreth 15 miliardë shikime në YouTube, përpara se krijuesi Kane Parsons ta kthente fenomenin në një film të gjatë.
Raporti sugjeron kështu se kultura masive nuk është zhdukur, por mënyra se si krijohet ka ndryshuar: në vend që të përcaktohet kryesisht nga televizioni, studiot e filmit apo kompanitë muzikore, ajo po formësohet gjithnjë e më shumë nga krijuesit, komunitetet dhe pjesëmarrja e audiencës në internet.
Pas 14 vitesh mungesë, rikthehet në Tiranë Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar
Artistët e skenës do të marrin pagesë nga shteti para daljes në pension, ja kategoritë që përfitojnë
Projektligji, mbështetje financiare për artistët para daljes në pension
- 02:39 Përdori ChatGPT për të shkarkuar mijëra dokumente gjyqësore, bisedat me AI mund të bëhen provë në gjyq
- 01:33 OpenAI hedh në treg ChatGPT për financat. AI do të analizojë të dhëna dhe ndërtojë projekte financiare
- 00:27 Aksident i rëndë në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 turistë holandezë, disa viktima
- 22:40 Sulo: Nëse dënohet Thaçi, ndodh rehabilitimi i serbëve në gjeopolitikë
- 22:23 Kush ka bërë shkelje për pagat e gjyqtarëve? Manjani dhe Sulo përplasen në studio
- 22:17 Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët