NATO zbulon operacionin sekret rus, tre nëndetëse kapen pranë kabllove nënujore në Norvegji
Aleatët e NATO-s kanë penguar një operacion të fshehtë rus në Arktik, ku tre nëndetëse dyshohet se po stërviteshin për sabotimin e kabllove kritike nënujore të komunikimit.
Sipas Reuters, që citon dy zyrtarë perëndimorë, operacioni rus po zhvillohej pranë arkipelagut Svalbard të Norvegjisë dhe drejtohej nga GUGI, struktura sekrete ruse e specializuar në operacionet nënujore.
Britania, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunuan për të gjurmuar nëndetëset ruse dhe për t’i devijuar ato përpara se të përfundonin stërvitjen e tyre.
Zyrtarët perëndimorë pretendojnë se Rusia po simulonte përdorimin e një teknologjie sekrete që mund të shërbente për dëmtimin e kabllove nënujore në rast të një konflikti me NATO-n. Ata nuk dhanë detaje mbi armën apo teknologjinë e përdorur.
Gjatë operacionit nuk u dëmtua asnjë kabllo, ndërsa autoritetet britanike dhe norvegjeze i paraqitën Moskës informacionet e mbledhura për të dekurajuar veprime të ngjashme.
“Përmes operacionit tonë të përbashkët, i dërguam Rusisë një mesazh të qartë se nuk mund të veprojë në mënyrë të fshehtë”, deklaroi ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik.
Kabllot me fibra optike në fund të detit transportojnë pjesën dërrmuese të trafikut global të internetit dhe janë jetike për komunikimet dhe transaksionet financiare ndërkombëtare.
Vendet e NATO-s kanë shtuar mbikëqyrjen e infrastrukturës nënujore gjatë viteve të fundit, ndërsa ekspertët kanë ngritur shqetësime për aktivitetin rus pranë tubacioneve dhe kabllove të energjisë e telekomunikacionit.
Moska ka mohuar vazhdimisht se kryen operacione sabotimi në vendet e NATO-s, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes nuk komentoi mbi pretendimet e fundit.
Përdori ChatGPT për të shkarkuar mijëra dokumente gjyqësore, bisedat me AI mund të bëhen provë në gjyq
OpenAI hedh në treg ChatGPT për financat. AI do të analizojë të dhëna dhe ndërtojë projekte financiare
Aksident i rëndë në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 turistë holandezë, disa viktima
- 03:49 Si po ndryshon ‘Kultura e Masës”. Të rinjtë larg Hollywood-it, drejt krijuesve online në Yotube dhe Tik Tok
- 02:39 Përdori ChatGPT për të shkarkuar mijëra dokumente gjyqësore, bisedat me AI mund të bëhen provë në gjyq
- 01:33 OpenAI hedh në treg ChatGPT për financat. AI do të analizojë të dhëna dhe ndërtojë projekte financiare
- 00:27 Aksident i rëndë në Zvicër, përmbyset autobusi me 48 turistë holandezë, disa viktima
- 22:40 Sulo: Nëse dënohet Thaçi, ndodh rehabilitimi i serbëve në gjeopolitikë
- 22:23 Kush ka bërë shkelje për pagat e gjyqtarëve? Manjani dhe Sulo përplasen në studio