Skandali “Dobson”! Si oficerja e burgut i dërgonte të dënuarit foto intime: Jam princesha jote
Një oficere burgu në Britani ka shmangur qelinë, pasi u përfshi në një marrëdhënie intime me një të burgosur të dënuar për vrasje.
Samantha Stowell, 23 vjeçe, nisi lidhjen me Conor Dobson gjatë kohës që punonte në burgun HMP Manchester. Dobson ishte dënuar për vrasjen e një 70-vjeçareje në një aksident automobilistik.
Gjatë marrëdhënies tremujore, dyshja shkëmbeu një numër të madh mesazhesh, fotografish dhe videosh intime. Në komunikimet e tyre, Stowell e quante veten “princesha e tij e vogël”, i shprehte dashurinë dhe shpresonte që një ditë të mund të ishin “bashkë siç duhet”.
Dobson i kishte shkruar se sytë e saj e bënin të dashurohej, ndërsa ajo i përgjigjej se ai e bënte të lumtur. I burgosuri kishte transferuar gjithashtu rreth 1,200 paund në llogarinë e oficeres përmes një personi tjetër. Paratë dyshohet se u përdorën për blerjen e dhuratave.
Marrëdhënia u zbulua pasi punonjësit e burgut gjetën një iPhone gjatë kontrollit të qelisë së Dobson. Pas arrestimit të Stowell, policia kontrolloi telefonin e saj dhe zbuloi bisedat mes tyre.
E reja pranoi akuzën për keqpërdorim të detyrës publike dhe deklaroi se kishte gabuar, duke shpjeguar se vëmendja e të burgosurit e kishte bërë të ndihej mirë pas ndarjes nga partneri.
Stowell u dënua me gjashtë muaj burg, por dënimi iu pezullua për 24 muaj. Gjykatësi e konsideroi moshën e saj si rrethanë lehtësuese, por theksoi se marrëdhënia ishte “tërësisht e papërshtatshme” dhe se oficerja e dinte këtë për shkak të trajnimit të marrë.
Ministri e Jashtëm i Koresë së Jugut bisedë telefonike me Araghchi, diskutojnë për Ngushticën e Hormuzit
25 vjet nga 11 Shtatori, sulmi terrorist në SHBA që tronditi botën
U dënua për një nga një seri vrasjesh të dyshuara, Florida ekzekuton një person
- 08:10 Ministri e Jashtëm i Koresë së Jugut bisedë telefonike me Araghchi, diskutojnë për Ngushticën e Hormuzit
- 08:05 25 vjet nga 11 Shtatori, sulmi terrorist në SHBA që tronditi botën
- 08:05 U dënua për një nga një seri vrasjesh të dyshuara, Florida ekzekuton një person
- 07:41 Trump ndryshon “mendje” brenda 24 orëve: Lufta me Iranin do mbarojë para zgjedhjeve të mesmandatit
- 07:21 Alarm për kërcënim në konsullatën e Ukrainës në Dyseldorf, policia kontrollon ndërtesën
- 07:11 Shefi i NATO-s: Rusia është kërcënim afatgjatë, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen